E shtunë, 21 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Faza e tretë e bulevardit të ri, deri në fund të marsit do të shemben 14 objekte

8500 metrat e pare te bulevardit te ri thuajse kane përfunduar . Tashme pritet ndërhyrja ne segmentin e trete  qe përbën edhe pjesën me te vështirë te bulevardit,  për shkak te pranisë se shume objekteve te banimit. Deri ne fund te marsit tregojnë specialistet e bashkisë do te shemben rreth 14 objekte ndërsa te tjera janë ne proces shpronësimi.

 

 

1.6 kilometrat e bulevardit do te mbyllen brenda këtij viti, ndërsa 200 metrat e fundit  do te kërkojnë me shume kohe. Sipas projektit, bulevardi do te mbyllet me një monument ne forme elipsi i cili do te jete edhe pika e takimit me lumin e Tiranës.

Reklamë

 

 

Bulevardi me gjatësi 1.8 kilometër  do te mbyllet ne  muajt e pare te 2019. Ndërkohë masterplani ka parashikuar qe kjo zone te jetë ëndërr me te zhvilluara te kryeqytetit, me ndërtime te larta, objekte banimi,  biznese, institucione publike dhe rezidenca. Ndërsa është parashikuar qe popullsia ne këtë zone për 30 vitet e ardhshme te shkoje ne 100 mije banore.

Më shumë video

Reklamë