Surpriza të mëdha në duelet e fundit të fazës së ligës në Champions. Pas Liverpulit dhe Barcelonës, 6 skuadrat e tjera që prenë një biletë për në fazën tjetër të Championsit janë Arsenal Inter, Atletiko Madrid, Bajer Leverkusen, Lilë dhe Aston Vila.
Mbrëmje shumë zhgënjyese për skuadrat e tjera italiane. Atalanta, Milan dhe Juventus duhet të kënaqen me Play Off, duke mos mundur të sigurojnë dot një vend në 8 ekipet më të mira. Në duelin më të fortë të mbrëmjes Atalanta e Berat Gjimshitit bëri përpjekje maksimale por nuk shkoi më shumë se barazimi 2 me 2 në Barcelonë kundër vendasve të cilët ndonëse ishin kualifikuar, nuk kanë hapur rrugë.
Lamin Jamal dhe Arauho kaluan dy herë në avantazh të zotët e shtëpisë ndërsa bergamasket barazuan dy herë me anë të Ederson dhe Pasalic. Megjithëse u përpoqën shumë të shënonin në fund golin e fitores dhe të kualifikimit italianët nuk ia dolën dot mbanë.
Dramë e vërtetë mbrëmja e së mërkurës për Milanin. Në letër kundër një kundërshtar si Dinamo Zagreb nuk duhet të ishte e vështirë për kuqezinjtë të cilët kishin nevojë të fitonin për të kapur direkt fazën tjetër, mirëpo u thyen 2 me 1 në transfertën e Zagrebit dhe tani e shohin vetën në një situatë mjaft të komplikuar,. Gafa e Gabias në golin e parë të vendasve, dhe kartoni i kuq në pjesën e parë i Musah groposën Melanin, që ndonëse barazoi me Pulisic në pjesën e dytë, nuk pati forca për të përballuar ekipin e Fabio Kanavaros duke pësuar edhe golin e dytë nga pjasa e duke përfunduar fazën e ligës në vendin e 13.
Humbje edhe për Juventusin që e mbylli si mos më keq fazën e ligës duke u ndëshkuar nga Benfika 2 me 0 në fushën e vet, dhe duke e mbyllur si vendi i 20 këtë fazë të paerë.
Pavlidis dhe Kokçu i dhanë suksesin miqve të cilët janë gjithashtu pjesë e zonës Play Off. Sa i takon ndeshjeve të tjera spikati suksesi i Interit 3 me 0 në San Siro kundër Monaco, duke qenë të paktën për këtë fazë krenaria e skuadrave italiane.
Fantastik Lautaro Marttinez me tregolëshin e tij në këtë sfidë. Sukses i rëndësishëm edhe për Arsenalin 2 me 1 në transfertë kundër Xhirones që i mjaftoi topçinjve për të blinduar kualifikimin direkt, gjë të cilën e bëri me sukses edhe Bajer Leverjksuen që mundi 2 me 0 Spartën e Pragës dhe Atletiko Madrid që fitoi në transfertë kundër Salzburg 4 me 1. Surpriza më e bukur është padiskutim Lila e cila mundi 6 me 1 Fejenordin në shtëpi dhe zuri një vend në 8 më të mirat, ashtu sikurse edhe Aston Vila që fitoi 4 me 2 derbin britanik kundër Celtic.
Në duelin e transmetuar në Vizion Plus, Bajernit të Mynihut nuk i mjaftoi suksesi 3 me 1 kundër Slovan Bratislvas për tu kualifikuar direkt, golat për gjermanet u shënuan nga Myler, Harri Kane dhe Koman. Reali i Madridit bëri detyrën duke fituar 3 me 0 në transfertë kundër francezeve të Brest falë dygolëshit të Rodrigos dhe një tjetër të Belingham edhe pse ky sukses nuk mjaftoi që Los Blankos të shmangin Play Off-in. Liverpuli me një rotacion masiv në formacion u mund 3 me 2 në Holandë nga Psv Ein’hoven, humbja e parë në këtë edicion në Champions për të kuqtë. Sukses me rëndësi 3 me 1 për Manchester City kundër Club Bryzh, fitore e detyruar për të kapur zonën Play Off, ashtu sikurse Paris Sen Zhermen fitoi 4 me 1 kundër Shtutgart. /vizionplus.tv





