Fatos Kongoli feston sot 80-vjetorin e lindjes. Për të vitet vijnë edhe si një formë reflektimi i të gjithë karrierës dhe jetës së tij. Shkrimtari ende vijon të shkruajë e të sjellë krijimtarinë pranë publikut. E sigurisht përgjegjësia dhe dilema më e madhe është se si lexuesi do ta presin veprën e tij.

 “E kam frikë lexuesin, gjithmonë më duket sikur kam dikë prapa krahëve dhe rri e më përgjon apo dhe tallet me mua me atë që shkruaj, është ironik. Në këtë kuptim unë e di këtë ironikun që më rri pas shpine dhe është kritik ndaj atyre që shkruaj”, tha Kongoli.

Ndërsa për shkrimtarët e rinj, teksa evidenton edhe talente mes tyre, nisjen e rrugës së letërsisë e sheh si një sfidë për ta.

“Është një gjë fisnike të merresh me letërsi sepse nuk të jep asgjë, përveçse të merr gjithçka. Momentet e kënaqësisë janë të rralla. unë iu heq kapelën këtyre të rinjve që shkruajnë letërsi. dhe do ju sugjeroja që të jenë të ndërgjegjshëm se po i hyn diçkaje shumë të vështirë”, shtoi më tej shkrimtari.

Fatos Kongoli festoi mes miqsh dhe dashamirësish të letërsisë, ku ndër ta ishin edhe gjimnazistë të Tiranës, të cilët patën mundësi të takonin nga afër shkrimtarin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *