E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fati i Veliajt në duart e gjyqtarëve, avokati: Kryebashkiaku vendimtar në rast barazimi votash

Ilustrim · Vizion Plus

Avokati Arbër Hoxha deklaroi se nesër gjyqtarja Sonila Bejtja do të jetë në seancën për çështjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, edhe pse mandati i saj ka përfunduar.

I ftuar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, Hoxha u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj se çfarë ndodh nëse votat e anëtarëve të trupës gjykuese ndahen baraz, 4 me 4, pasi në seancë do të jenë gjithsej tetë anëtarë.

Avokati sqaroi se në këtë rast nuk ka barazim, pasi vota e kryetarit bën shumicën.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Do të jetë nesër gjyqtarja Bejtja?

Hoxha: Po, do jetë derisa të zëvendësohet.

Borakaj: Pra nesër do të jenë 8 anëtarë, po nëse dalin 4 me 4.

Hoxha: Po.

Borakaj: I bie mund të dalin barazim?

Hoxha: Jo se vota e kryetarit bën shumicën.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh