Prinderit e Kacifas i kanë dërguar një letër kryeministrit grek Kiriakos Micotaqis, ku i kërkojnë të ushtrojë presion diplomatik ndaj pales shqiptare për daljen e rezultateve të vdekjes së 35-vjecarit, thuhet ne lajmin e publikuar nga Vizion Plus.

 

Familja e Kacifas thekson se djali i saj nuk ishte një ekstremist, sic e ka paraqitur  kryeministri Rama .

 

Në letërm raporton Vizion Plus,  i bëhet thirrje qeverise greke të kthejë vëmendjen në këtë çështje, përpara se të jetë tepër vonë, duke kërkuar sqarime se pse Kacifas u ekzekutua nga forcat e policisë dhe nuk u arrestua.

 

Sipas tyre prej një viti ende autoritetet shqiptare nuk kanë lëshuar një raport mbi rrethanat e vrasjes duke treguar sipas tyre, se Tirana zyrtare nuk respekton minoritetin grek. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *