Subscribe

Presidenti Ilir Meta, në konferencën për mediat, akuzon përgjegjësit e çështjes për shkarkimin e tij se kanë falsifikuar dokumentet.

 

Sipas kreut të shtetit, kjo është një përpjekje për të finalizuar një grusht shtetit kundër Presidentit.

 

“Krimi i falsifikimit është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër kreut të shtetit, Presidentit të Republikës, dhe ky krim, falsifikimi, tregon shumë qartë jo vetëm sesi ka funksionuar Kuvendi njëpartiak, por është një dramë sesi po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë. Prandaj këtu kemi të bëjmë me themelet e Republikës që janë tronditur rëndë…Kjo provë e re që vjen pas 8 muajsh kur procedura ka qenë antikushtetuese dhe e falsifikuar nga Kuvendi njëpartiak i shkarkuar më 25 prill, që kërkon të ligjërojë gjoja-procedurat, nuk është gjë tjetër veç se përpjekje për të finalizuar një grusht shteti kundër Kreut të Shtetit.”

 

Nga ana tjetër, Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, deklaroi se kallëzimi penal kundër Kuvendit për falsifikim dokumentesh është depozituar në SPAK, për shkak se në të janë përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *