Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për komisioneren, ende në detyrë të Vetting-ut, Etleda Çiftja. Por në zbatim të gjykimit të shkurtuar, anetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dënohet me 1 vit heqje lirie.

 

SPAK arsyeton se dënimi i saj me burg pezullohet për t’u konvertuar përfundimisht në 2 vjet shërbim prove.

 

Mbi Etleda Çiften rëndojne dy akuza: “Fshehje e mosdeklarim i pasurisë” si dhe “Falsifikim dokumentesh për përdorim”. Ajo dyshohet se ka bërë deklarim të rremë në blerjen e një apartamenti banimi dhe dy parcelave tokë.

 

Ndërkohë për akuzen e dytë, hetimi ka provuar përtej çdo dyshimi se dy sipërfaqet e truallit Çiftja i ka blerë nga familjarët e saj, me qëllim krijimin e një situate fiktive për marrjen e një kredie.

 

Pritet që ditën e premte Gjykata e Posaçme të dalë me një vendim të arsyetuar për dënimin apo jo të komisioneres së shkallës së pare të vettingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *