Senatori i PS, Pandeli Majko i cili nuk do të jetë pjesë e Kuvendit në shtator, ka reaguar për herë të parë pas fitores së thellë të socialistëve në këto zgjedhje, dhe pas numërimit të votave preferenciale.
Majko i cili garonte në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës ka arritur të marrë deri tani 4327 vota, të cilat nuk mjaftojnë që një nga socialistët më të vjetër të jetë pjesë e Kuvendit për legjislacionin e ardhshëm.
Në reagimin e tij në Facebook, Majko shkruan vetëm: “Faleminderit”.
Kujtojmë që PS ka arritur të fitojë mandatin e katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 83 mandate në parlamentin e ri.