Falë kohës së rezervuar për përgatitje dhe njerëzve që u treguan të gatshëm për të zbatuar masat kufizuese kundër COVID-19, Porugalia ka arritur që ta menaxhojë në mënyrë efikase shpërthimin e virusit.

Në krahasim me Italinë dhe Spanjën fqinje, Portugalia shënon një numër të kufizuar viktimash dhe të infektuarsh, duke rrëzuar kështu hierarkitë.

“Portugalia kishte më shumë kohë për t’u përgatitur. Ne mendojmë se jemi tri javë pas Italisë dhe ndoshta një javë e gjysmë pas Spanjës, kështu që kjo na dha kohë, ditë të çmuara, për t’u përgatitur. Mendoj se ndryshimi kryesor ishte edhe angazhimi i hershëm i mjekëve të kujdesit parësor”, pohoi mjeku dr. Filipe Froes.

Pandemia ka mposhtur Italinë dhe “kushërinjtë” spanjollë, ndërsa Franca, Zvicra dhe Britania e Madhe janë në vështirësi të mëdhe.

Deri më tani, në Portugali regjistrohen 629 viktima dhe 18,841 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *