Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet e bëra gjatë fushatave elektorale.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili duke u ndalur tek deklaratat e Ramës për Fake News, u shpreh se po flet për lajme të pavërteta kryeminisri që vetëm ka mashtruar qytetarët.

 

Sipas Vasilit, Rama ka mashtruar për shëndetësinë, vendet e punës, luftën ndaj drogës si dhe për uljen e taksave.

 

“Kryeministri eshte i vertete vetem,kur ben fake premtime. Kush e denon kryeministrin e shpifur, qe beri premtimin fake shendetesi falas dhe mashtroi. Beri premtimin fake per 300 mije vende pune dhe ne vend te saj 400 mije shqiptare kane ikur nga syte nga Shqiperia. Beri premtimin fake,qe do ule taksat dhe i trefishoi ato duke filluar qe nga uji i pijshem. Qe beri premtimin fake se do luftoje drogen krimin dhe parane e piset dhe i kemi te teja kembekryq ne mes te qeverise dhe atij vete. Po flet Fake kryeministri i fake premtimeve per gjoja fake lajmet qe ja vene ne dukje. Ky kryeminister eshte i vertete vetem kur eshte fake.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *