E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fadromat prishin objektet pa leje, 4.7 milionë euro për rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës

Në shkodër ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje për t’i hapur rrugë projektit për rikonstruksionin e hyrjes së qytetit.

Fadromat e IKMT kanë shembur objektin e parë: Në total janë 11 ndërtesa pa leje, ndërsa, 10 të tjera presin shpronësimin e më pas do të prishen.

Ky aksion është pjesë e projektit për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës.

Investimi me vlerë  afro 4.7 milionë euro i fondit shqiptar të zhvillimit synon të transformojë zonën afër kalasë së qytetit si dhe të bëjë një rikualifikim të bregut perëndimor të liqenit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë