E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fadromat e IKMT rikthehen në lagjen “1 Maji” në Vlorë, 27 objekte drejt prishjes për projektin e rrugës Transballkanike

Mëngjesin e së hënës, fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve.

Në total, burime zyrtare bëjnë me dije se numri i objekteve që do të prishen arrin në 27.

Ky aksion vjen si pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për procesin e dëmshpërblimit, ndërsa institucionet theksojnë se puna po vijon sipas planit, me synim transformimin urban të Vlorës dhe lehtësimin e qarkullimit drejt portit turistik./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë