Mark Zuckerberg, së fundmi ka deklaruar se shërbimet e mesazheve private dhe të sigurta do të bëhen më popullore se të ashtuquajturat platforma të hapura.

 

Në blogun e tij, Zuckerberg ka shpalosur vizionin për ta shndërruar Facebookun në një “platformë të përqendruar në privatësi”. Kujtojmë se Facebook zotëron Messenger dhe WhatsApp, por mesazhet e koduara kanë limituar mundësinë që kompania të inkasojë të ardhura përmes reklamave.

 

Ky rrjet social ka qenë në qendër të kritikave për një seri skandalesh që kishin të bëjnë me të dhënat personale të përdoruesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *