Pas sulmeve terroristë të Londrës, Facebook ka thënë në një deklaratë për medie se do të kthehet në armikun e terroristëve.

 

Drejtori i politikave në Facebook është shprehur se aplikacioni do të kthehet në armikun më të madh të terroristëve.

 

“Duke përdorur një kombinim të teknologjisë dhe analizës njerëzore, ne do të adresojmë me agresivitetin më të lartë përmbajtjet terroriste në platformë sapo të jemi në dijeni të saj.”, ka thënë Simon Milner.

 

Milner ka shtuar se rrjeti social ka mbyllur 400.000 llogari në 2016-ën dhe është duke shqyrtuar mijëra llogari të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *