E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Facebook ju mbron foton tuaj të profilit

Facebook prezantoi një funksionalitet të ri për përdoruesit të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit.

 

Ditën e sotme rrjeti social filloi një program pilot në Indi i dizajnuar për të mbrojtur fotot e profilit të përdoruesve. “Photo Guard” implementon një sërë masash sigurie të cilat përfshijnë:

 

Reklamë
  • Parandalimin e përdoruesve nga shkarkimi i fotos së profilit të një përdoruesi
  • Parandalimi i etiketimit në një foto profili
  • Parandalimi i “screenshot” të fotos së profilit të një personi

 

Kur është i aktivizuar ky funksionalitet është i dukshëm nëpërmjet një kufiri në ngjyrë blu dhe një mburojë rreth fotos së profilit.

 

 

Ai erdhi si një rezultat i një hulumtim bërë në Indi. Facebook tha se shumë përdorues nuk dëshironin një foto e profilit të tyre të përfundonte në internet, – raporton PCWorld Albanian.

 

Aktualisht i disponueshëm në Indi, “Photo Guard” pritet të shpejti të zgjerohet edhe në vende të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë