E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Facebook bllokon 115 llogari për veprimtari të dyshimta

Facebook së fundmi ka njoftuar mbylljen e rreth 30 profileve në rrjetin e tij si dhe 85 profileve në rrjetin e publikimit të fotove ”Instagram” që ai drejton.

 

Bllokimi i këtyre profileve është bërë me pretendimin se mund të jenë të lidhura me kompani të huaja dhe të shërbejnë si ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

 

Ky njoftim vjen pak kohë pasi autoritetet dhe agjencitë amerikane të shërbimeve sekrete njoftuan se nuk kanë konstatuar tentativa për parregullsi në procesin zgjedhor, megjithëse amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve ruse për transmetimin e informacioneve të rreme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë