Subscribe

Ania jozmike “Exomars Tgo” është nisur drejt planetit të kuq në misionin e radhës së përbashkët hapësinor mes Rusisë dhe Evropës. Ajo është nisur nga Kazakistani në orën 9 e 30 me atë lokale. Misioni ka për qellim zbulimin nëse metani lënde e cila është shtuar ndjeshëm më atmosferë vjen nga shkaqe gjeologjike apo po prodhohet nga mbetjet hapësinore. Sinjalin e parë nga anija kozmike Agjencia Evropiane Hapësinore, pritet ta marrë pas 10 ose 12 orësh. Më pas këtij mjeti, do t’i duhet shtatë muaj deri në uljen në Mars. Ky mision do të pasohet nga dy të bashkëpunime të tjera mes Evropës dhe Rusisë. Dy anije të tjera janë planifikuar të nisen në 2018 dhe 2020 nga Britania e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *