85% e turistëve që kanë vizituar juglindjen këtë sezon ishin të huaj të ardhur nga Europa Perëndimore e jo vetëm.
E gjithë kjo është bërë e mundur për herë të parë falë bashkëpunimit që operatorët turistikë të Korçës dhe Pogradecit në veçanti patën me agjenci turistike të huaja.
Manol Gazi dhe Pandi Tasellari janë dy prej operatorëve në Pogradec, të cilët këtë vit falë këtij bashkëpunimi sollën rreth 40 mijë vizitorë europianë.
Si njëri dhe tjetri bëjnë të ditur se me agjenci të huaja jo vetëm mbyllën rezervime për vitin 2025 por edhe 2026-en.
“Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për këtë kompani dhe për ne që jemi pjesë e kësaj. Për vitin 2025 është mbyllur, jemi duke punuar për vitin 2026.”
“Ky vit ka qenë më mirë se vitin e kaluar, kurse viti që vjen është akoma me më shumë prenotime. Turistët vijnë nga e gjithë Evropa, por pjesa më e madhe janë gjermanë.”
Investimet e realizuara në Pogradec e ne veçanti në parkun e Drilonit edhe për kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli bënë të mundur ardhjen e kaq shumë turistëve të huaj.
Më shumë se 600 mijë turistë vizituan këtë vit juglindjen. E gjithë kjo erdhi edhe për shkak të zgjatjes së ditë qëndrimeve në Bujtinat e hotelet në qarkun e Korçës./vizionplus.tv





