Gjermania është vendi i parë në Europë që po kryen në masë testimin me antitrupa për të ndihmuar në vlerësimin e shkallës së infeksionit dhe monitorimin e përhapjes së Covid-19. Antitrupat në gjak janë një tregues se dikush e ka kaluar virusin dhe sipas teorisë që po studiohet, ata njerëz do të kenë të paktën njëfarë niveli imuniteti, megjithëse nuk ka asnjë garanci për imunitet të plotë ose se sa do të zgjasë.

Hulumtimi do të përfshijë katër rajone të vendit ku ka patur shpërthime të mëdha të virusit, si dhe një studim të popullatës më të gjerë. Nderkohe në disa rajone ka nisur lehtësimi i kufizimeve për disa biznese të vogla ndërsa në 4 maj pritet edhe hapja e shkollave. Por njerëzit janë të detyruar të përdorin maska në publik.

Edhe Republika Ceke, Norvegjia dhe disa vende të tjera kanë hequr më shumë kufizime këtë të hënë. Fëmijët janë rikthyer në kopshte si dhe janë hapur tregjet në hapësira të gjelbra. Polonia ka rihapur parqet ndërsa Franca dhe Spanja janë ende në pritje. Numri i viktimave në të dyja vendet i ka kaluar 20 mijë ndërsa kurba e infeksioneve të reja eshte ulur ndjeshem.

Britania e Madhe ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave në një ditë në dy javët e fundit por spitalet po përballen me mungesa të pajisjve dhe 88 mjekë kanë humbur jetën. Sipas ekspertëve, vendi e ka kaluar kulmin e shpërthimit të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *