Aktivistja Evi Kokalari, në fjalimin që mbajti në Kuvendin Kombëtar të PD, iu përgjigj akuzave se u rendit krah njerëzve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha për të siguruar një karrige.

 

Por, ajo theksoi se nuk synon të marrë asnjë post, pasi nuk është njeri i karrigeve, por elektron i lirë.

 

“Besnikëria i përket Amerikës dhe jo interesave të veçanta. Soros është armik i Amerikës dhe vlerave të saj. Çdo tentativë për të cënuar opozitën nuk është në linjë me vlerat demokratike amerikane sepse amerikanët janë kundër ndërhyrjeve në politika të vendeve të tjera. Më vjen turp kur shikoj nivelin si është prezantuar Amerika në vitet e fundit, por akoma më shumë turp kur shoh se ishte katandisur PD. Këshilli i mbledhur sot duhet të mbajë premtimet që PD do të kthehet në parti konservatore. Për ata që më kanë akuzuar, dua të them që jam elektron i lirë dhe nuk jam pjesë e karrigeve. Nëse nuk tërhiqni intelektual, ne nuk do të shohim asnjëherë rezultate në këtë vend”, tha Kokalari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *