E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Bllokohet spitali privat në Tiranë, nuk deklaroi mbi një milion euro fitime, përdorte produkte të skaduara

Një nga klinikat në Tiranë, “International Medicare”, e njohur më herët edhe me emrin “Sante Plus”, është bllokuar nga policia e Tiranës pas një hetimi disa mujor.

Kjo klinikë private e cila prej vitesh operon në fushën e ndërhyrjeve estetike, sipas Antikrimit ekonomik të Tiranës, për një periudhë 1-vjeçare nuk deklaroi fitimet mbi 1 milion euro.

Jo vetm kaq, por blutë zbuluan se operacionet estetike dhe shërbimet spitalore në këtë klinikë, kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara, ndërkohë u zbuluan edhe 5 punonjës të pa siguruar.

Gjatë operacionit, u arrestua administratori Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën 2 bashkëaksionerët, shtetasi turk Bilal Kara, 45 vjeç, dhe Geriana Arapi, 32 vjeç.

Reklamë

Sipas të dhënave këta dy të fundit rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë. Në total blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

Klinika e cila ndodhet në zonën e  Zogut të Zi prej disa vitesh ofronte shërbime mjeksore si operacione të hundës, buzëve, mbjellje flokësh dhe trajtime të tjera estetike./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë