E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Evakuimet mbaruan/ Afganët s’dorëzohen, përpiqen të kalojnë kufijtë në rrugë tokësore

Fakti që evakuimet në rrugë ajrore u mbyllën nuk i ka bërë refugjatët afganë të heqin dorë nga largimi nga vendi.

 

Reklamë

Ata kanë zgjedhur të ikin duke përdorur rrugën tokësore, pasi kanë frikë nga paqëndrueshmëria sociale, politike dhe ekonomike.

 

Si rezultat, pikat kufitare të tilla si ajo me Pakistanin kanë filluar të mbushen.

 

Pakistani tani po dekurajon këtë lëvizje, duke thënë se nuk mund të përballojë fluksin e më shumë refugjatëve.

 

Kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që të rreshtohen në kufi.

 

 

Disa prej tyre janë shumë të sëmurë dhe shpresojnë dëshpërimisht për kujdes mjekësor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë