E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Evakuim edhe pas 31 gushtit/ Blinken: Operacione të vështira për shkak të kërcënimeve terroriste

Afghan people climb atop a plane as they wait at the Kabul airport in Kabul on August 16, 2021, after a stunningly swift end to Afghanistan's 20-year war, as thousands of people mobbed the city's airport trying to flee the group's feared hardline brand of Islamist rule. (Photo by Wakil Kohsar / AFP)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë përpjekjet për të larguar nga Afganistani amerikanët, aleatët dhe afganët e tjerë në rrezik edhe pas datës 31 gusht, i cili është afati i fundit për të tërhequr trupat ushtarake.

 

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i shtetit, Antony Blinken, i cili tha se do të ndihmojnë çdo person që ka dëshirë të largohet nga Kabuli.

 

Reklamë

ANTONY BLINKEN
SEKRETAR I SHTETIT

“Nuk ka asnjë afat për të evakuuar amerikanët dhe afganët që duan të largohen pas 31 gushtit. Ata nuk do të harrohen. Siç thashë, ne do të përdorim çdo mjet ndihmës, që kemi në dispozicion, diplomatik apo ekonomik, për të ushtruar presion mbi talebanët në mënyrë që ata të lejojnë njerëzit të largohen nga vendi.”

 

Kryediplomati amerikan vuri në dukje rrezikshmërinë e operacionit për shkak të sulmeve terroriste nga ISIS.

 

“Është e vështirë të mbivlerësohet kompleksiteti dhe rreziku i kësaj përpjekjeje. Ne po veprojmë në një mjedis armiqësor, në një qytet dhe vend tashmë të kontrolluar nga talebanët, me mundësi reale të një sulmi nga ISIS. Ne po ndërmarrim çdo masë paraprake, por situata është shumë e rrezikshme.”

 

Sipas Blinken janë rreth 1500 amerikanë që presin ende të evakuohen nga Afganistani.

 

Deri më tani Polonia dhe Belgjika i kanë dhënë fund operacioneve të tyre në Kabul, ndërsa vende të tjera evropiane kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri sa te mbaroje tërheqja e plotë e trupave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë