Avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila jeton në Australi, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj. Synimi i avokates është të përshkruajë me not brigjet nga Italia deri në Vlorë, sfidë të cilën nuk mundi ta përfundonte vitin e kaluar.
Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not distancën nga Lece deri në Vlorë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.
Deri në orën 18:00, pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkruar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare.
Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 milje për të mbërritur në brigjet e Vlorës dhe mendohet se do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës, rreth orës 01:00.
Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone i ka dërguar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, pasi kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin./vizionplus.tv






