Subscribe

Shqipëria është një ndër 10 vendet me numrin më të lartë të azilkërkuasve në Evropë.

 

Në raportin e fundit te Eurostat thuhet se mes shteteve me numrin më të lartë të qytetarëve që duan të largohen nga vendi i tyre shqipëria renditet e 7-ta. Në shtator të këtij viti u regjistruan 60 800 azilkërkues që aplikonin për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE -së, një rritje prej 58% krahasuar me shtatorin e 2020-së.

 

Një e katërta e të gjitha kërkesave fillestare për azil, sipas raportit, drejtohen në gjermani. Me rreth 100 mijë kërkesa për azil nga janari deri në shtator 2021, Gjermania është në krye të vendeve të unionit ku njerëzit kërkojnë srehim. Në vend të dytë vjen Franca me mbi 70 mijë kërkesa. Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria, pasuar nga Afganistani dhe Iraku.

 

Por ajo që tërheq vemendjen janë edhe shifrat e kërkesave të pranuara . Midis korrikut dhe shtatorit në gjermani janë paraqitur reth 30 mijë kërkesa prej të cilave 16 mijë e 300 janë pranuar. Nga ana tjetër në francë nga rreth 33 mijë janë miratuar vetëm 9 mijë e 500 kerkesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *