Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë të hënë në Kuvend.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Gahler shkruan se kryeministri Edi Rama votoi shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit, duke hedhur një hije të errët mbi zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, për të cilat tha se supozohej të ishin të lira dhe të drejta dhe më të mira se ato të mëparshme. Sipas tij, Rama po pengon qartë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit mund të shtyjë shumë mirë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapi i parë për fillimin e negociatave reale të pranimit në BE. Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”, shkruan eurodeputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *