E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Eurodeputetët Kukan-Vajgel-Hovit takime në Shkup

Formimi i qeverisë teknike në Maqedoni dhe përcaktimi i datës së re për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është në qendër të takimeve që tre eurodeputetët e PE-se, mbajnë me krerët e partive politike në Maqedoni. Përfaqësues të Parlamentit Europian Kukan, Hovit dhe Vajgël takojnë kreun e LSDM-së Zoran Zaev, dy liderët e partive shqiptar, Ahmeti i BDI-së e Thaçi i PDK-së, si dhe përfaqësues të VMRO-DPMNE. Deputetët europiane nuk do të mbajnë bisedime me kryeministrin Gruevski, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA. Ky i fundit takon zv/presidentin amerikan Bajden. Ai mbahet në një kohë kur në Maqedoni pritet dorëheqja e tij dhe formimi i qeverisë teknike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë