Subscribe

Që nga muaji maj, monedha europiane Euro ka nisur trendin rënës në këmbim me lekun. Në tregun valutor sot një euro ka kapur vlerën e 121 lekëve. Që nga fillimi i vitit e deri dy muaj më parë, monedha europiane kishte pësuar një stabilitet duke qëndruar në nivelin e 123 lekëve.

 

Rënia e euros gjatë muajve të verës njihet edhe si një efekt sezonal. Për shkak të turizmit, por edhe ardhjes së emigrantëve, tregu pëson një ngopje me valutë, fakt ky i cili sjell një rënie në këmbimin me lekun. Shifrat e INSTAT flasin për një rritje të numrit të turistëve gjatë muajit qershor, duke iu afruar edhe niveleve të parakrizës.

 

Por jo vetëm hyrja e parave informale është një tjetër fakt që ndikon në zhvlerësimin e monedhës europiane. Raportimet e policisë flasin për ndalimin e personave që kapen me para të padeklaruara në kufi.

 

Një tjetër arsye është edhe tregu ndërkombëtar. Në bursa, euro ka qenë e dobët në këmbimin me dollarin amerikan gjatë muajve të fundit.

 

Një euro e dobët ndikon pozitivisht për qeverinë, pasi ul borxhin real, ndërsa ka efekt negativ tek eksportet e prodhimit vendas.

 

Prej kohësh, Banka e Shqipërisë ndërmori nismën për deeurozimin e ekonomisë, në mënyrë që tregu mos të jetë i varur nga luhatjet e kursit të këmbimit. Por kjo  nisëm nuk gjeti zbatimin e gjerë në treg.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *