Nga Ervin Sina
Nis sot Kampionati Europian i 17-vjecareve në futboll, një kompeticioin i cili për herë të parë do organizohet në Shqipëri. Pas finales së Conference League mes Romës dhe Fejenord në 2022 ky turne është më i rëndësishmi.
Euro U-17 do të çelet sot në “Arena Kombëtare” në Tiranë me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali ora 18:00 dhe do të mbyllet më 1 qershor me finalen e madhe po në kryeqytet.
Shqipëria si vend organizator është pjesë e grupit A bashkë me Portugalinë, Francën dhe Gjermaninë ndërsa në grupin B bën pjesë Italia kampionë në fuqi, Belgjika, Anglia dhe Çekia.
Takimet do të luhen në katër stadiume, “Arena Kombëtare”, “Niko Dovana” në Durrës, “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe “Elbasan Arena”. Për kuqezinjte e vegjël, turneu do të jetë shumë i vështirë pasi rivalët janë shumë të fortë, mirëpo trajenri Tedesko ka grumbulluar lojtarë nga klube të njohura të Europës ndaj shpresohet tek një paraqitje dinjitoze./vizionplus.tv





