Euro ka rënë në minimumin historik, duke qenë e pafuqishme përballë lekut.

 

Por eksperti i ekonomisë Elvin Meka ka thënë se pyetja që sot ka çdo shqiptar është pse nuk ulen çmimet e produkteve ushqimore.

 

Për këtë, Meka tha se është abuzim i pastër i tregëtarëve, qofshin këta të shumicës apo pakicës.

 

Çdo kush mund të pyesë kur bie euro, pse nuk bien edhe çmimet, duke qenë se janë të importit.

 

Kjo ka të bëjë me një abuzim të pastër në treg nga shitësit.

 

Jo vetëm kostot e shtuara, por edhe kostot e punës tja faturojë klientit shqiptar”, tha eksperti.

 

Meta shtoi më tej se  ka që në vitin 2018 që euro po njeh rënie të një pas njëshme.

 

Një tjetër faktor i kësaj, sipas tij është edhe blerja e apartamenteve persona të huaj, që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *