Subscribe

Nëpërmjet humorit e ironisë ekspozita “Euro humor” ka bërë bashkë mbi 60 artistë vendas dhe të huaj që kanë sjellë punimet e tyre të karikaturës.

 

Veprat mbartin tema të aktualitetit duke filluar që nga lufta, paqja, jeta sociale, e deri te problemet e censurës. Pjesë e kësaj ekspozite është dhe artisti Agim Sulaj, i cili e gërsheton artin e tij mes pikturës dhe karikaturës.

 

Për të problemi më i madh mbetet zhvlerësimi i këtij arti.

 

 

AGIM SULAJ

PIKTOR

“Unë eci ne dy këmbë me njërën këmbë karikatura dhe me tjetrën piktura. Të dyja ndihmojnë njëra-tjetrën dhe unë i trajton te dyja njësoj. Si pikturën duke bërë detaje ne miniaturë dhe karikaturën sikur është tablo në vaj por që i fus gjetjen artistike te imazhit. Pas viteve 90 skulptoret ikën disa u plakën dhe nuk punuan më, por karikatura do treg dhe kur kjo mungon ajo zbehet.”

 

Ajo që e bën këtë ekspozitë edhe më të veçantë është salla e dedikuar për artistët nga Ukraina. Një prej tyre është edhe Juri Kosobukin, i cili ndonëse ka ndërruar jetë vite më parë duket sikur i ka paraprirë ngjarjeve të fundit në vendin e tij që po përballet me sulmin e Rusisë.

 

 

AGIM SULAJ

PIKTOR

“Juri Kosobukit i lindnin idetë njëra pas tjetrës, kishte një fuqi të madhe dhe i shprehte sipas mënyrës së tij. Pëllumbi i paqes i është kthyer shpesh herë sesi e trajtonin njerëzit në mënyrat e tyre, hija, drita e këtij zogu si transformohet paqja në duart e një personi apo një tjetri.”

 

Ekspozita “Euro Humor” hapet për herë të parë në Galerinë e Artit Tiranë  dhe vjen e kuruar nga Gianni Martini dhe Abaz Hado.

Leave a Reply

Your email address will not be published.