Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër një nga takimet më të rëndësishme të grupit, atë ndaj Ccekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Në konferencën zyrtare për media, të zhvilluar pasditen e sotme në sallën e konferencave në stadiumin ‘Air Albania’, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi i skuadrës, Berat Gjimshiti vlerësuan ekipin kundërshtar, ndërsa theksuan se ky nuk është takim vendimtar për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

 

Ndeshja? Ne kemi para tre finale, nesër do të jetë e para dhe nuk do të jetë aspak e lehtë por ne jemi gati për t’u përballur. Siç e tha edhe Gjimshiti, na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare që do të vendosë për kualifikimin. Luajm ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizikisht që ka pësuar vetëm dy gola dhe asnjë humbje. Kemi shumë punë për të bërë, duhet të djersijmë shumë.

 

Aspekti psikologjik? Kjo është pjesë e punës tonë, për të shkuar dhe takuar lojtarë, për të vizituar lojtarët. Në javët e fundit me stafi teknik kemi bërë disa vizita. Takuam Muçin në Varshavë, ikëm në Barcelonë, Londër. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë një punë të mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadre është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozët. Jem të ndërgjegjshëm që ka shumë entuziazëm jasht, në opinionin publik, te tifozët por të jeni të sigurt që brenda ekipit nuk është aspak problem.. Nuk kemi pasur shumë punë për të bërë me lojtarët sepse ata janë të gjithë të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për një ndeshje të tillë.

 

Broja? Sa i përket Brojës, duhet të jap një lajm të keq. Ai ka qenë me skuadrën për vetëm dy ditë dhe është stërvitur shumë pak. Pas konsultave me mjekun tonë të kombëtares dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me mjekët e Chelseat, ai ka një problem ndjen një shqetësim fizik dhe nuk do të mund të jetë nesër i gatshëm për ndeshjen, nuk ja del dot. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i vlerësojmë përsa i përket gjendjes së tyre . Gjasula ka ardhur, kemi bërë kontrollet tona dhe është gati për të luajtur.

 

Ndeshja më e rëndësishme në karrierë? Një ndeshje që e menaxhoj njësoj si të gjitha ndeshjet e tjerat. Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, por nëse flasim për kohën e tashme kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua si trajner. Sigurisht nuk është aspak vendimtare, sepse siç e kemi thënë vetëm në nëntorë do të vendoset kualifikimi dhe ne atëherë do të flasim për llogaritë që duhet të bëjmë. Sigurisht na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit. Për mua si trajner patjetër është një nga ndeshjet më të rëndësishme që kam pasur.

 

Stili i lojës përballë Çekisë ? Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, sidomos për tifozët tanë.Të jeni të sigurtë që kjo nuk do të na mungojë aspak, sepse kjo është forca e kësaj skuadre pra të hyjë në fushën e lojës dhe të luaj çdo ndeshje me zemër dhe me shpirtë por edhe të djersisë në maksimumë. Sigurisht nëse flasim për aspektin taktik strategjia e lojës ndoshta mund të jetë pak a shumë e njëjtë me atë të parën sepse nuk mund të ketë ndryshime. Sigurisht ata janë të fortë, Çekia ka një skuadër shumë të fortë, bëjnë zbritje, janë shumë të fortë në tranzicion dhe bëjnë zbritje me pesë, gjashtë lojtarë dhe mund të jenë shumë të rrezikshëm te goditjet standarte apo krosimet. Kështu që do të duhet ta përgatisim shumë mirë këtë ndeshje.

 

Ndeshje vendimtare? Vedimtare do të jetë nëntori, ku do të vendoset gjithçka përsa i përket kualifikimit. Ekipi është i ndërgjegjshëm për situatën ku ndodhemi dhe për pritshmëritë që janë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme nesër, por siç e thamë llogaritë do t’i bëjmë në nëntorë. Kam parasysh ndeshjen me Poloninë, apo me Çekinë në Pragë kur ne edhe mund ta fitonim, nuk po them që e meritonim por nuk mund të parashikosh kurrë një ndeshje dhe ndeshja e nesërme mund t’i ketë të gjitha brenda, mund të ndodhi gjithçka.

 

Presioni? Nesër do të shohim një ndeshje shumë të bukur. Ndryshojnë dy gjëra krahasuar me ndeshjen e parë: luajmë në shtëpi dhe kanë mbetur edhe dy takime më pas. Kemi lojtarë shumë të rëndësishëm të cilët janë mësuar të luajnë me ndeshje të nivelit të lartë presioni, si Gjimshiti, Hysaj, Strakosha dhe lojtarë të tjerë. Ndihem mirë për këtë fakt dhe gjithashtu ndihem mirë për faktin që njerëzit, tifozët, opinioni kanë besim, ka shumë mbështetje për lojtarë si Uzuni, Muçi, Asani. Kjo më jep kënaqësi sepse kemi lojtër me shumë vlera. Por kemi parasysh që nesër do të luajmë me një ekip shumë të fortë që ka në përbërje lojtarë si Souček, Cvancara, Coufal dhe do të jetë një ndeshje shumë e fortë.

 

Lojtarët nga Kosova te Shqipëria si Daku dhe Muja, do të ketë të tjerë? Nëse flasim për lojtarët e fundit që kanë mbërritur në kombëtare, janë shumë lojtarë të mirë që po bëjnë shumë mirë me Shqipërinë aktualisht, por sigurisht fokusi në këtë moment është te ndeshja me Çekinë dhe asgjë tjetër. Ne nuk kemi vetëm lojtarë që vijnë nga Kosova, kemi lojtarë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, dhe nga vendet e tjera. Për mua pak rëndësi ka nga është origjina e një futbollisti. Nëse një futbollist kërkon të luaj me Shqipërinë, ka cilësitë e duhura sigurisht që janë të mirëpritur dhe do të jenë gjithmonë të mirëpritur. Aktualisht jemi të fokusuar vetëm te ndeshje me Çekinë dhe nuk kemi asnjë program për lojtarë të tjerë.

 

I kënaqur me barazim? Nëse nuk fitojmë dot, atëherë do të isha i kënaqur edhe me një barazimi. Por ne do të luajmë për fitore.

 

Qazim Laçi, mund të jetë në formacion? Nuk e kemi vendosur ende formacionin, edhe pse mund të them që është vendosur rreth 80%. Kemi ende për të parë gjendjen e lojtarëve dhe nesër do të vendosim çdo gjë. Ndoshta e shohim Laçin në fushë, por nuk kemi vendosur ende asgjë”, përfundoi trajneri Sylvinho.

 

 

Momenti që prisnim prej tetë vitesh ka ardhur, a jeni gati që të marrim fitore e të afrohemi me Europianin? – “Që momenti do të vinte, nuk e di. Ndoshta kështu e shihni ju. Në futboll duhet të fokusohesh ndeshje pas ndeshje. Momenti është shumë i bukur, i vështirë, por jemi gati të përballemi për këtë ndeshje”.

 

Si do ta shmangni euforinë? – “Euforia është më shumë nga jashtë, sesa nga Brenda. Ne i dimë vlerat e kundërshtarit, i dimë vlerat tona. Çdo ndeshje ka vështirësinë e vet, do të jetë e vështirë. Sërish besoj në kualitetin tonë, në ekipin tonë. Përballemi me maksimumin, do japim gjithçka nesër”.

 

Sa problem është fakti që të mungon Ismajli në krah? – “Është një mungesë për të gjithë skuadrën. Gjithsesi kemi lojtarë që janë me vite në Kombëtare, që luajnë qendërmbrojtës. Besoj se s’ka për të qenë problem, sidomos për mua, pasi nuk është se i besoj njërit shumë apo tjetrit. Të gjithë lojtarët që luajnë me mua janë njësoj. Besoj se do ia dalë mirë kush luan.

 

Si e sheh këtë përballje krahasuar ne të parën ndaj Çekisë? – “Çekia është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime dhe në goditje standarde janë shumë të rrezikshëm. Besoj se do jetë e pothuasje e njëjta ndeshje nesër. Ata kanë shumë kualitet, sidomos individualisht. Nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin atje. Ata kishin më shumë raste se ne, por ia dolëm. Nesër ta shikojmë, ndoshta kemi ne më shumë raste dhe të japim gjithçka t’i shënojmë ato raste”.

 

Keni shënuar kundër Armenisë dhe na çuar në Europian para tetë viteve, a mund të përsëritet historia? – “E pash sot në Instagram, që ishte tetë vite më parë. Më duken edhe më shumë. Shpresoj, le ta shohim. Nëse nuk jam unë, të shënojë ndonjë tjetër, nuk është problem. Më rëndësi ka Kombëtarja, kush shënon nuk ka rëndësi. Suksesi i Kombëtares është i pari, pastaj vijnë të tjerët.”

 

A ke ndjesi të veçantë për ndeshjen nesër për fitore, pasi 7 vite më parë nuk shkuat në Europian? – “Ndjesi të veçantë, them që po. Atëherë isha në kualifikuese, por nuk shkova. Nuk e di, do shohim në vazhdimësi. Është ndeshje e vështirë, kemi tre ndeshje të vështira, janë të gjitha vendimtare. Do japim maksimumin, jo vetën te kjo ndeshje, por edhe te dy të tjerat që vijnë pastaj. Do shohim ndeshje pas ndeshje, uroj t’ia dalim.”.

 

A do vini në Preshevë për të festuar me fëmijët nëse kualifikoheni? – “Do vi edhe nëse ndodh e kundërta, pasi kam gjyshërit atje, vij me qejf atje se kam njerëzit e mi, familjen time. Kohët e fundit kam pasur më pak kohë, pasi kur bëhesh me fëmiljë nuk ke shumë. Besoj se do i vijë radha”.

 

Si e vlerëson momentin në të cilin ndodhet Shqipëria, shumë afër Europianit? “Sigurisht që është një moment i mirë i Kombëtares, jo vetëm nesër është vendimare ndeshja.”

 

Atmosfera që pritet nesër, mendoni që do jetë në favorin tuaj apo në disfavor? “Për atmosferën vetë trajneri besoj se do të flasë vetë nesër pas ndeshjes. Do jetë zjarr, siç e njoh popullin shqiptar. Është diçka shtesë për ne dhe sigurisht që do të jetë në favorin tonë.”/fshf.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *