E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Euro 2024/ Përballja e Shqipërisë me Kroacinë, efektivët e Policisë së Shtetit mbështesin kolegët gjermanë në mbarëvajtjen e sigurisë

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Hamburg, për të bashkëpunuar me kolegët e tyre gjermanë në mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci që do të zhvillohet sot në orën 15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Shtetit, në një postim në Facebook.

Reklamë

“Patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve”, njoftoi Policia e Shtetit.

Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024, ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg.

Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë