E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

EURO 2024/ Holanda e mbyll në avantazh pjesën e parë, Gakpo shënon për tulipanët

Holanda e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes përballë Rumanisë, e vlefshme për 1/8 e kampionatit europian.

Ka qenë Gakpo i cili me një gjuajtje potente ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 20-të të ndeshjes, pas një topi të Xavi Simons.

Deri në ato momente ndeshja ishte e barabartë dhe pa asnjë gjuajtje në kuadrat nga ana e të dyja skuadrave.

Pas shënimit të golit Holanda u bë më agresive duke krijuar disa raste, por pa mundur të realizojë. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë