Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin...

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

Etja e Ramës për marrëveshje me Greqinë dhe klima politike që i vështirëson punën

Nga Stavros Tzimas
Gazetar
4 Shtator 16:12

Opinion nga Stavros Tzimas

 

Qeveria e Mitsotakis njoftoi se, pas marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, caktimi i kufijve detarë me Shqipërinë është gjithashtu një synim i Athinës dhe, siç u bë e njohur, Nikos Dendias planifikon të shkojë në Tiranë për diskutimet përkatëse.

 

Kryeministri Rama duket i etur për të zgjidhur çështjen e pazgjidhur, e cila ka mbetur “e ngrirë” që nga viti 2009, por kushtet politike brenda vendit vështirë se do ta lejojnë atë të nënshkruajë një marrëveshje. Për më tepër, Shqipëria ka hyrë në një trajektore zgjedhore, e cila do të zhvillohet në pranverën e ardhshme dhe nuk ka vend për pajtim politik.

 

Tashmë me deklaratën e qeverisë greke për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon në 12 milje, të cilën Rama e përshëndeti, opozita shqiptare, së bashku me Presidentin e Republikës, akuzuan qeverinë e tyre se me caktimin e kufijve detarë, po i “shitet deti” grekëve. Debati politik dominohet nga shprehjet “tradhtarë kombëtarë”, kërcënimet për “varje” dhe nga brohorimat për “luftë”.

 

Ironia është se Rama, i cili tani dëshiron një marrëveshje me Greqinë, bllokoi në 2009 paktin detar të nënshkruar nga ministrja e Jashtme e asaj kohe, Dora Bakoyannis dhe udhëheqësi aktual i opozitës, Lulzim Basha. Tani gjërat janë përmbysur. Sot është Rama ai që po kryqëzohet si tradhtar kombëtar nga ata që në 2009 i akuzoi për shitje të interesit kombëtar. Shoqëria shqiptare është sërish në vorbullën e një debati politik dhe në qendër të saj qëndrojnë “Grekët e këqij dhe të pangopur”.

 

Ne e kemi thënë shumë herë: Çdo gjë pozitive që ndodh në marrëdhëniet greko-shqiptare kalon në një klimë mosbesimi. Thirrjet kundër Greqisë në skenën politike shqiptare bëhen edhe fitimprurëse (sjell vota), një “sport kombëtar” ky i nxitur nga propaganda turke.

 

Por edhe në vendin tonë imazhi i shqiptarëve, me përgjegjësinë e një pjese të klasës politike, mbetet i keq. Por kjo nuk po na çon askund. Me Egjiptin dhe Italinë ne përcaktuam kufijtë detarë sepse nuk kishte asnjë pengesë në opinionin publik, por me Shqipërinë….

 

Burimi: Kathimerini

 

Shënim: Autori është një gazetar dhe analist i njohur në Greqi

 

Posted Under:
Kryesoret Opinion Politike Rajoni
Tagged:
e veshtire Greqi Klima Politike Marrëveshje Opinion rama

Nga e njëjta kategori

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

më shumë...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet dhe viktimat në Greqi e Maqedoninë e Veriut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

6:17

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te...

5:58

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese,...

5:58

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

5:43

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

5:35

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.