Kosti Deti, një nga pianistët shqiptarë që kanë gjetur sukses në botë, ka treguar në “Vizionin e Pasdites” si nisi rrugëtimi i tij në muzikë.

Ai i tha moderatores Brikena Prifti se gjithë këtë sukses po e pret me këmbë në tokë, pasi është edhe një përgjegjësi e madhe.

Lexo edhe :

Related Posts

“Është një nga momentet më të mira në jetën time. Po e marr lehtshëm, sepse kur vjen ky sukses është dhe një përgjegjësi për ta menaxhuar siç duhet”, tha ai.

Deti tregoi edhe si nisi lidhja e tij me pianon, teksa ka treguar se babai nuk donte që ai të merrej me art.

“Mua kanë dashur të më bëjnë dirigjent dhe shpresoj që në një të ardhme të provoj atë pjesën e podiumit. Pianoja erdhi shumë rastësisht, si një instrument si të them, ka dashur shumë punë për të arritur deri këtu ku jam.

E kam prekur për herë të parë pianon që 4 vjeç. E kujtoj sepse për fat të mirë kam pasur një profesoreshë që incizoja çdo program që bëja. Ka qenë një lidhje e menjëhershme. Kam qenë një fëmijë me temperament dhe kam dashur çdo instrument, jo vetëm pianon.

Familja më ka lënë të lirë në zgjedhjen time, nuk më kanë cunguar. Madje babai nuk ka dashur shumë që të merrem me art sepse ngaqë merret dhe vetë me art e di si është puna”, tha Deti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *