Subscribe

Ajo është e njohur në rrjetin social TikTok për recetat tradicionale që poston dhe ndan me ndjekësit e interesuar.

Klodiana, ose e njohur në rrjetet sociale me emrin Klautana, ka treguar në Vizionin e Pasdites me moderatoren Brikena Prifti, si nisi rrugëtimi i saj.

“Filova të krijoj videot në TikTok-un e gocës, ku ajo shkruante “gatuajmë bashkë me mamin”.

Aty e vura re sa shumë interes kishte sidomos nga ndjekësit shqiptarë për të parë gatime tradicionale shqiptare. Goca u lodh shpejt, si brez i ri dhe nuk donte të merrej më me këtë punë. Mua më erdhi paksa keq për ata njerëz që interesoheshin dhe donin me të vërtet të shikonin receta tradiocionale dhe përvesha mëngët dhe i hyra vetë kësaj pune.

Receta e parë ka qenë receta e byrekut, metoda e petës me palosje, një metodë dhumë e thjeshtë dhe e shpejtë dhe ka qenë një video virale. Nga ajo iveo mora indicien e parë për të krijuar receta të tjera tradicionale.

Një recetë që unë e ruaj me fanatizëm dhe nostalgji është receta e kadaifit të dorës. Kur e bën vetë petën, e pret, çdo gjë bëhet nga fillimi në fund në mënyrë artizanale, me dorë. Kur e bënte gjyshja ime unë e shikoja me habi, por nuk e mendoja se do ta bëja vetë një ditë”, tregoi ajo. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *