Një paketë sanksionesh kundër Rusisë duket se është duke u përgatitur në Kongresin Amerikan. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi një ditë më parë “se është ngopur me sjelljen e Vladimir Putinit.”
Senatori republikan Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, sponsori kryesor i projektligjit, tha të martën se presidenti i dha atij “dritën jeshile” për të vazhduar me procedurat.
Lexo edhe :
Related Posts
“Po ecim përpara”, tha Graham, sipas Politico, duke shtuar se Trump i tha: “Është koha për të lëvizur, kështu që ne do të lëvizim”.
Sipas burimeve të njohura me diskutimet, sanksionet nuk pritet të hidhen në votim këtë javë.
Megjithatë, Thune ua bëri të qartë gazetarëve se është në koordinim të ngushtë me Shtëpinë e Bardhë dhe Dhomën e Përfaqësuesve për orarin e saktë.
“Do të kemi më shumë për të thënë për këtë më vonë gjatë javës” , tha udhëheqësi i shumicës republikane, duke theksuar se ka “shumë interes” për ta çuar përpara projektligjin./vizionplus.tv






