Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, mbërriti në Shkup nga ku konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për integrimin evropian të vendit.

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

“Dua të shpreh mbështetjen e fortë të administratës sonë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, po punojmë me partnerët tanë europianë që të sigurohemi se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Besoj se jemi të gjithë dakord që Maqedonia e Veriut është pjesë e Europës kulturalisht, historikisht dhe ekonomikisht. Ne do të vazhodjmë të mbështesim përpjekjet tuaja ne procesin e integrimit si dhe vazhdimin e reformave.”

Ndërsa ministri i punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani u shpreh se UNIONI duhet të mbajë fjalën dhe të shmangë zvarritjen e procesit të zgjerimit.

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTEM, MAQEDONI E VERIUT

“Tani është koha që BE-ja të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Do të jetë një konfirmim i madh për ne që të mbetemi të përkushtuar për reformat demokratike dhe për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe jemi të bindur se ky mesazh është pranuar dhe kuptuar mirë nga të gjithë”.

Diplomati i lartë amerikan, më herët është takuar me kreun e shtetit, Stevo Pendarovski si dhe kryeministrin Zoran Zaev. Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, mbërrin në Tiranë më datë 9 dhjetor. Vizita e tij dy ditore vjen paralelisht me mbajtjen e samitit për demokraci nga SHBA, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria. Njëkohësisht, departamenti amerikan i thesarit ka paralajëmruar vendosjen e sanksioneve që synojnë njerëzit e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze të të drejtave të njeriut dhe që minojnë demokracinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *