Lajmi për ekstradimin e Ervin Shahinit nga Koreja e Jugut në Shqipëri, u mirëprit nga opinioni publik. Shahini ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 1995-së kishte vrarë një taksist dhe plagosur disa të tjerë.

Ai ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1997-të gjatë trazirave, dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Shahini u martua me një grua koreane në vitin 2012, më pas u zbulua se ai ishte arratisur nga Shqipëria pasi kishte kryer një vrasje dhe grabitje. Sipas dokumenteve të ekstradimit, Shahini goditi për vdekje një taksist në Shqipëri në gusht të vitit 1995 dhe vodhi taksinë dhe u arratis. Përveç kësaj, ai u dënua me burgim të përjetshëm për akuzat e tentativës për grabitje dhe vrasje tre herë.

Ai njihej në Korenë e Jugut si Spartak Lazaj.

Pas arrestimit të tij ka reaguar edhe vajzë e taksistit, Xhema Alite, i cilu u vra nga Shahini në vitin 1995-së.

Në një mesazh drejtuar ministrit të Brendshëm Taulant Balla, vajza e Alite shkruan se ekstradimi i vrasësi të babait të saj i riktheu edhe njëherë besimin te institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ajo shkruan se prej 20 vitesh ishin larguar nga Shqipëria drejt Amerikës, të zhgënjyer nga mungesa e reagimit dhe drejtësisë së institucioneve tona, por ngjarja e fundit tregoi se Shqipëria po ecën me hapa të sigurta drejt perëndimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *