Subscribe

Ervin Gonxhi është një nga qytetarët shqiptarë që ka ngelur në Londër pas mbylljes së kufinjve në pamundësi për t’u kthyer pranë familjes së tij. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” ai ka bërë apel për ta ndihmuar të kthehet në Shqipëri pasi ambasada shqiptare në Londër nuk i kthen përgjigje. “Në Londër ngeca. Erdha për koncert dhe evente familjare dhe kërkova riatdhesim, por nuk mora përgjigje nga asnjëri. Që nga data 5 mars jam në Londër. Vetëm për djalin më ka marrë malli, Eranin. Unë po jetoj te shtëpia e dajës sim, unë e thërras dajë dhe më ka hapur derën dhe i kam të gjitha kushtet.  I kam çuar ambasadës më shumë se 10 e-maile por nuk kemi përgjigje. Ka edhe shqiptarë të tjerë, të cilët nuk janë riatdhesuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *