Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ervin Bushati e cilësoi historik rezultatin e marrë në zgjedhjet parlamenatare për Bashkinë Tiranë.

 

Ai tha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se në këto zgjedhje, PS siguroi 19 vota më shumë se në vitin 2017.

 

“Në Tiranë kemi pasur një rezultat shumë të mirë. Bashkia Tiranë ka marrë 19 mijë vota më shumë se 2017. Rekord historik për PS në Tiranë. Kandidatët kanë sjellë më shumë vlerë. Ne kemi një ekip të konceptuar me mantelitet fitues dhe është një stol i gjerë për sot dhe nesër. Ne e denim që do të merrnin 74 sepse punuam për të marrë 74.”

 

Sa i përket procesit të numërimit të kandidatëve, Bushati garantoi se do të jetë i pastër dhe gjithëpërfshirës.

 

“Do të mbrohet çdo votë e çdo njeriu që kandidon në këtë punë. Duam që procesi mos të çalojë, duam të garantojmë misionin tonë për të qenë sa më shpejt në Evropë. Nuk do të cenonin asnjë nga ato parime.”

 

Në fund të bisedës, Bushati nuk hezitoi të ngacmonte edhe gazetarin Bledar Koka, për të cilin tha: “E di që ka fjetur sepse ata nga krahu i PD-së flenë më rehat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *