Subscribe

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Ernejt Shyti, personi qe ekzekutoi Behar Sofinë në qendër të Tiranës, rrëfeu sot në Gjykatën e Posaçme se grupi për të cilin ai punonte, kishte planifikuar edhe dy vrasje të tjera. Njëra do të kryhej në Gjermani dhe pagesa për të do të ishte 500 mijë euro,  por përpara se kjo të ndodhte ai kishte nw plan edhe një tjetër atentati mafioz te Komisariati nr.5 në Kamëz.

 

ERNEJT SHYTI


I PENDUAR I DREJTËSISË

 

Xhuljano Vishaj më kishte porositur, por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryenim bashkë përkundrejt 500 mijë eurove. Mora vesh që porositës për këtë vrasje ishte dikush që njihej si Bajlozi. Nuk e njoh me emër, kështu më kanë thënë se njihej porositësi.

 

Ndërkaq, për ekzekutimin e Behar Sofisë, mëngjesin e 25 shkurtit të dy viteve më parë, dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë tregoi se e ka ndjekur për 23 ditë rresht, duke treguar edhe një episod konkret.

 

ERNEJT SHYTI

I PENDUAR I DREJTËSISË


Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova, por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do t’i merrja 3 ditë pas ngjarjes. Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur ai.
Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Pas vrasjes kam ikur drejt Malit të Zi, me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë.

 

Nga dëshmia e sotme u zbulua se dy nga të akuzuarit, Skënder Vathi, njihet me me nofkën “Daja”, ndërsa “Djali i ri” ishte pseudonimi për Leonard Xhixhën. Krahas tyre, të bashkëpandehur për vrasjen e biznesmenit Sofia, janë edhe Xhuljano Visha dhe Bujar Leza. Ky i fundit ndërhyri gjatë seancës nga kafazi i qelqtë duke thënë se as nuk e njeh dhe as nuk e ka takuar ndonjëherë Ernejt Shytin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *