Subscribe

Kantautori Ermal Meta rikthehet ne Tirane me nje tjeter koncert. Ai u prit nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, nderkohe qe te dy mbollën edhe peme.

 

 “Jam shumë i lumtur që vëllai im, Ermali, është kthyer sërish në Tiranë për të lënë gjurmë, për të hedhur rrënjë këtu.  Bëmë edhe një mbjellje për të hedhur ca rrënjë fizike. Jam shumë i lumtur që i gjithë koncerti është “sold out”, një nga më të mëdhatë në Pallatin e Kongreseve të turit të Ermalit me GnuQuartet, një grup fantastik nga Xhenova. Kanë bërë një tur në të gjithë Italinë dhe jam shumë i lumtur që me këmbënguljen e  Ermalit, edhe Shqipëria u bë pjesë e këtij turi”

 

Veliaj vlerësoi kantautorin Meta, duke thene se ai nuk e harron asnjëherë skenen shqiptare, pavarësisht fames ndërkombëtare.

 

“Jam entuziast për faktin se sapo mbaruam Samitin e Diasporës dhe kur flasim për ambasadorë të Shqipërisë dhe për njerëz që na bëjnë të ndihemi krenarë, Ermali është i pari që më vjen në mendje. Jam sot shumë i lumtur, që si ambasador i Shqipërisë në një Itali që gjithmonë e më shumë ka debate për të huajt, për ata që kanë ndoshta bindje të ndryshme, për ata që kanë opinione të ndryshme, unë besoj se Ermali është shembulli dhe produkti më dinjitoz shqiptaro-italian. Jam shumë i lumtur që je kthyer në shtëpi dhe mezi pres ta bësh rrugë dhe të vish më shpesh”

 

Ndërkohe Ermal Meta përgëzoi kryebashkiakun e Tiranes per ndryshimet qe ka pësuar kryeqytetit nen drejtimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *