Një ditë pas Luiza Gegës, e cila fitoi medaljen e artë ne 3000 metra me pengesa, Erkand Qerimaj i ka dhuruar sot Shqipërisë medaljen e katërt në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

 

Kampioni i Europës i cili mori medaljen e Argjendtë në Algjeri në stilin e shkëputjes, u urua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Go Albaniaaa, go Tiranaaaa! Medalje e Argjendtë pëer Erkandin tonë,” – shkruan Veliaj krah fotove të peshëngritësit që ngriti sërish lart flamurin shqiptar në “Oran 2022”.

 

Kjo është medalja e katërt e Shqipërisë në Algjeri, pasi atletja Luiza Gega fitoi medaljen e Artë në garën 3000 metra me pengesa. Gjithashtu medalje të artë mori edhe mundësi Zelimkhan Abakarov që u shpall kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë. Ndërsa një medalje të tretë bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *