E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Erion Veliaj pret Ali Ahmetin, kryebashkiaku i dorëzon kreut të BDI “Kullën e Sahatit”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, tashmë edhe “Qytetar Nderi” i Tiranës.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mikpresim një “Qytetar i Nderi” të Tiranës dhe një mik shumë të mirë të qytetit tonë, një vëlla dhe një patriot të madh. Bacë Ali, jam shumë krenar për atë që ju përfaqësoni si lëvizje, por edhe ju si individ, sidomos në këto kohë jo të lehta për Evropën, jo të lehta për rajonin, jo të lehta edhe për Maqedoninë e Veriut”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ahmeti vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Veliajt për paqen dhe demokracinë në Maqedoninë e Veriut dhe angazhimin e tij për ruajtjen e marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që unë takova sot kryetarin tim, sepse është edhe i imi, unë jam qytetar nderi i Tiranës. Me përkrahjen që i jep marrëveshjes së Ohrit, kryetari i Tiranës i jep mbështetje paqes, i jep mbështetje demokracisë, i jep mbështetje marrëdhënieve të mira ndëretnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çdo ndryshim apo cenim i marrëveshjes së Ohrit, i ligjit të gjuhës shqipe, që është nga shtyllat kryesore të marrëveshjes paqësore për Ohrin, do të thotë që dëmton marrëdhëniet ndër etnike”, tha kryetari i BDI, Ali Ahmeti.

Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi kryebashkiaku Veliaj e nderoi Ahmetin me “Kullën e Sahatit”./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video