Erion Braçe kërkesë KQZ, kërkon rezultatet e marra si deputet që nga viti 1996

Ditën e djeshme, 29 mars, deputeti socialist Erion Braçe shpalli ambicien për të qenë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Braçe e njoftoi këtë gjatë asamblesë së Njësisë numër 5 në kryeqytet, ku ai ishte kandidat për deputet në garën për parlamentin e ri vitin e kaluar.
Ndërkohë, më 24 mars Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ, ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.
Përmes kësaj shkrese drejtuar KQZ-së, Braçe kërkon: rezultatet si deputet që nga zgjedhja e tij e parë në qarkun Berat në vitin 1996, rezultatin e Partisë Socialiste në rang qarku për vitin 2009 në të gjitha ZAZ-të e Beratit, rezultatet elektorale në Divjakë për vitet 2013, 2017 dhe 2021, si dhe bilancin specifik të votave të marra prej tij si deputet në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.
Këkesa e Erion Braçes drejtuar KQZ
I nderuar z. Celibashi,
Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, për nevoja të punës, kërkoj të më vihet në dispozicion një informacion i detajuar, për sa vijon:
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, në zonën një emërore në Qarkun Berat,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, në të gjitha ZAZ- të të Qarkut Berat,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë, në Qarkun Fier,
Rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, në Qarkun Fier,
Rezultatin e Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në ZAZ-n e Bashkisë Divjakë dhe në dy ZAZ-t e Bashkisë Lushnje, Qarkun Fier.
– Rezultatin e deputetit Erion Braçe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Qarkun Fier.
Informacioni të përcillet në numër votash dhe në përqindje për secilin vit.
Informacioni i kërkuar të përcillet brenda afateve që përcakton ligji, në rrugë shkresore dhe elektronikisht në adresën e e-mailit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Erion Braçe.





