E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kandidoj për Tiranën”, Erion Braçe: Nuk është ambicie personale, kryeqyteti ka nevojë për një dimension të ri

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar më në fund se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Me anë të një videomesazhi në Instagram, Braçe sqaroi se kryeqyteti ka nevojë për një dimension ndryshe.

“Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal, jam tërësisht i çliruar nga këto. Por, mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij, por më të mirën e tij”, tha Braçe.

Reklamë

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit, Erion Braçe u përfshi në listën e hapur për Tiranën dhe arriti të sigurojë 23.694 vota, duke u renditur i dyti më i votuar në kryeqytet dhe ndër më të mbështeturit në gjithë vendin.

Erion Braçe u hoq nga Divjaka dhe u caktua në njësinë 5 në Tiranë ku punoi duke denoncuar në vijimësi të gjitha problematikat e banorëve të kësaj zone.

Ambicia e tij për Tiranën vjen disa muaj pasi Rama caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të bashkisë së kryeqytetit, një vendim që u la pezull për shkak se Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.

Megjithatë, në asamblenë e fundit të PS, Manastirliu u caktua drejtuese politike për Bashkinë e Tiranës, duke qenë emri potencial i shumicës për garën e ardhshme zgjedhore.

Erion Braçe vjen si kandidat me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, duke qenë deputet i saj për shumë legjislatura, e duke mbajtur më herët edhe postin e zv.kryeministrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë