Subscribe

Erigers Mihasi prej kohësh ndjehej i kërcënuar dhe kishte marrë disa masa për të ruajtur jetën e tij, por fatkeqësisht nuk i shpëtoi atentatit mafioz të së shtunës ku mbeti i vdekur sëbashku me shokun e tij Armando Dumani.

 

Vizion Plus mëson se një prej miqtë të tij që ka dëshmuar pranë policisë ka thënë se Mihasi kishte kohë që tregohej vigjilent dhe i druhej një sulmi të mundshëm. Megjithatë, ditën e atentatit, asnjëri prej viktimave nuk arriti që të kuptonte se mjeti tip ‘Toyota’ po i ndiqte.

 

Miku i viktimës tha përpara hetuesve se Erigersi kohët e fundit nuk u largonte shumë nga zona e banesës së tij dhe qëndronte me një rreth të ngushtë miqësor, vetëm me ato që kishte shumë besim.

 

Mësohet se viktima kishte blerë gjatë muajve të fundit në Lezhë mjetin luksoz tip ‘Audi A8’, mjet të cilit gjithashtu i kishte ndërruar të paktën 4 herë targat.

 

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes mes bandave kriminale që kanë të bëjnë për kontrollin e territorit të kryeqytetit apo të zonave të tjera.

 

Burime tregojnë se dyshime për vrasjen e dyfishte bien mbi anëtarët e klanit ‘Duka’ ku janë kryer edhe disa kontrolle.

 

Sipas ekspertizës paraprake, mësohet se Erigers Mihasi është qëlluar me 13 plumba në trup në kokë, shpinë dhe në gjoks, ndërsa Armando Dumani ka marrë 4 plumba në pjesën e sipërme të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *