Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti mbron bandat....

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani amerikan për...

Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë marrëveshjen për...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Rrethrrotullim tek mbikalimi i...

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë, minibusi me...

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën pasi u...

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 15 persona...

Policia ngre njësi të posaçme për krimet mjedisore, Lamallari:...

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon vrasjen e...

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”, makthi 18-ditor...

“Eri jam, më merr në WhatsApp te ky numri”, si u zhvilluan telefonatat “sekrete” të Veliajt nga furgoni i burgut, zbardhet dëshmia e gardianit: Ia dhashë celularin nga frika

24 Korrik 16:37

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi ditën e djeshme se krahas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë dhe shoqëri fizike. SPAK i komunikoi akuzat edhe Klotilda Bushkës, ish-deputete e PS-së dhe Fation Bacit, gardian në burgun e Durrësit, i cili akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Prokuroria e Posaçme ka mbledhur prova të cilat lidhen me veprimet e kryera nga shtetasi i pandehuri (i paraburgosur) Erion Veliaj gjatë shoqërimit të tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Konkretisht, sipas dosjes që ka siguruar gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, më datë 11.03.2025, Zyra e Përgjimeve të Komunikimeve Elektronike pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përcjellë informacionin se numrat telefoníkë të shtetasve Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa (të cilët kanë qenë në interceptim), janë telefonuar nga një numër celular, nga një person i cili është prezantuar si “Eri”.

Përmbledhjet e bisedës paraqiten si më poshtë:

Në datë 11.03.2025, ora 17:48, numri telefonik xxxx ka telefonuar numrin telefonik të shtelasit Arbër Velíaj, të cilit i thotë; “Më merr cik në Whatsapp ke ky numri”. “Eri jam. Ciao,”.

Në datë 11.03.2025, ora 17:59, numri telefonik xxx ka telefonuar numrin telefonik të shtetases Ajola Xoxa, të cilës i thotë: “Eri jam. Më merr cik në Whatsapp te ky numri.”

Këto biseda rezultojnë të jenë zhvilluar pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me masën e sigurisë ndaj personil nën hetim Erion Veliaj.

Nga ana e SPAK janë kryer verifikime për të identifikuar numrin telefonik xxx, prej ku, sipas procesverbalit të datës 14.03.2025 “Për këqyrjen e të dhënave elektronike nga sistemi elektronik i gjendjes civile”, rezulton se numri është deklaruar nga shtetasi Fatjon Baci.

Në shpjegimet e tij, Baci ka sqaruar se ka shoqëruar të paraburgosurin Erion Veliaj, në datat 11.03.2025, 12.03.2025 dhe 13.03.2025, nga IEVP Durrës drejt SPAK dhe anasjelltas.

Në tri rastet, ka qenë në pjesën e pasme të furgonit vetëm me të paraburgosurin Erion Veliaj. Fatjon Baci ka shpjeguar se gjatë transportimit të tij, Erion Veliaj i ka kërkuar që të përdorte telefonin e tij, me qëllim që të realizonte telefonata.

Pjesë nga dëshmia

“….Në momentin që është nisur furgoni, 5-10 minuta pasi ishim nisur, pranë shinave te lumi i Tiranës, Erioni më tha që a mund t’i bëja një nder se donte të merrte vëllain e tij në telefon, pasi ndihej keq. Unë në ato moment, kam qenë i prerë, dhe ja dhash telefonin. Numrat me të cilët komunikoi, i ka formuar Erioni vetë. Bisedën e parë e ka bërë me vëllain e tij, emrin e së cilit nuk e di. Në bisedë, unë dëgjova që Erioni tha: “folën avokatët, foli prokurori dhe gjyqtari.” Erioni në bisedë i thoshte se ishte shumë i shqetësuar për këtë pjesë. Në dijeninë time dhe sic më tha Erion Veliaj, ai do të bisedonte vetëm me vëllain. Nga ana juaj, kam kuptuar që atë dite kishte folur edhe me nusen e tij. Unë nuk arrita ta kuptoja kur u mbyll telefonata e parë dhe kur nisi telefonata e dytë, për shkak se në rrugë kishte zhurmë. Erioni e ka përdorur telefonin tim për 2-3 minuta.”

Në lidhje me shoqërimin e të paraburgosurit Erion Veliaj, shtetasi Fatjon Baci ka shpjeguar ndër të tjera se i ka kërkuar telefonin para mbërrtijes në SPAK dhe pas mbarimit të seancës gjyqësore.

Shtetasi nën hetim shpjegon se në komunikimin e datës 12.03.2025, para se të shkonte në SPAK, nuk e ka dëgjuar se çfarë ka biseduar.

Ndërsa pas mbarimit të seancës gjyqësore, personi nën hetim deklaron se “… Mbaj mend se e kemi pritur dhe pasi mbaroi seanca, nuk e mbaj mend orën fiks, por pasi ka dalë nga gjyqi e kemi hipur në furgon ku jemi nisur për në IEVP Durrës. Para se të kalonim shinat e trenit, pranë SPAK, më ka kërkuar prapë telefonin për të bërë një telefonatë me vëllain. Unë la kam dhënë nisur nga frika që kisha, për shkak të pushtetit dhe personit që përfaqësonte, Në telefonatë, ai ka folur me vëllain ku thoshte se Avokatët i kishin thënë që në seancë ke folur 10/10, pra shkëlqyeshëm, edhe Erioni i thoshte vëllait se avokatët kishin thënë se nuk kishin parë njeri kaq të përgatitur, Gjatë komunikimit me vëllain, Erioni i ka thënë se mund të kishte shpresa që të dilte, pasi vendimi ishte shtyrë për ditë tjetër. Erioni i shprehej se nuk ishte i kënaqur që shpallja e vendimit ishte shtyrë për ditën tjetër. Mesa kujtoj, pasi mbaroi bisedën mе vëllain, nuk ma ktheu telefonin se bëri telefonatë tjetër, pa më thënë mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan, e tij. Këtë gjë e kuptova se u dëgjua një zë femre.

Me gruan e tij, foli të njëjtat gjëra si me vëllain. Erioni i thoshte gruas së tij, se në seancë kishte folur edhe për përgjimet që i kishin bërë. Po kështu, gjatë bisedës me bashkëshorten, Erioni i thoshte që të shkonte të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që mos t’i vinte aforfe. Pra, kërkonte që të bënte kontratën për emimin e avokatit. Pasi foli me gruan, më tha nëse mund ta përdorte telefonin e për disa minuta, pasi donte të lexonte lajmet. Unë ia lashë në përdorim për rreth 5 minuta, shfletoi internetin në Safari, ku hapi dy media, lexoi artikujt dhe ma ktheu telefonin. Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor.”/vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
burg Erion Veliaj fation baci

Nga e njëjta kategori

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin e ri të Shërbimit Zjarrfikës

më shumë...

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqethës i të bijës: Mami, kisha ende nevojë për ty

më shumë...

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti mbron bandat. Në PS bën karrierë ai që shan protestën

më shumë...

Makina dhe fadroma përmbysen në mes të rrugës në Unazën e Madhe, një person i lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:40

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton...

3:32

4 shenjat e horoskopit që do të...

3:14

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën,...

3:00

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti...

2:58

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani...

2:57

Makina dhe fadroma përmbysen në mes të...

2:43

Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë...

2:35

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Rrethrrotullim tek...

2:30

Zjarr pranë puseve të naftës në Drenovë,...

2:27

Dy shenjat e zodiakut që marrin gjithmonë...

2:19

Lejlekët ndërtojnë fole mbi shtyllat e tensionit...

2:10

Tragjedi në Turqi/ U nisën për fejesë,...

1:59

“Gjurmimi”, pas një jave hetime, policia arreston...

1:36

Tragjedi në Etna, turisti amerikan humb jetën...

1:35

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës,...

1:32

Policia ngre njësi të posaçme për krimet...

1:09

“Nuk meritojnë të jetojnë”, ministri izraelit kërkon...

12:40

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”,...

12:35

U përplas nga makina në Durrës, ndërron...

12:35

Gurëzeza në Fier e harruar, banorët ankohen...

Më të klikuarat

  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • I dyshuar për atentatin ku u ekzekutuan Dani dhe Shaljani, k...
  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.